Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur sot një takim me Këshillin e Sigurisë së Kosovës
Sipas njoftimit të zyrës së Kryeministrit, në këtë takim u diskutua situata e sigurisë në vend, raporton Arbresh.info.
“Gjatë paradites, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, në të cilën u diskutua rreth situatës së sigurisë në vend, aktiviteteve të institucioneve anëtarë të këtij mekanizmi dhe planifikimet për periudhën në vijim”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim, përveç tjerash, bëhet e ditur se u diskutuan edhe çështjet e përgjithshme të sigurisë publike, dhe sfidat aktuale të ndërlidhura me zjarret dhe sigurinë në komunikacion.
“Institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim i kanë shtuar aktivitetet e tyre për të parandaluar por edhe mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarreve, si dhe masat tjera në shërbim të rritjes së sigurisë në komunikacion. Ato do t’i shtojnë përpjekjet e tyre edhe në kuadër vetëdijesimit të qytetarëve në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe sigurisë së shtuar në trafik”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...