Kurti takon ish homologun grek, flasin për raportet mes dy vendeve

21:49 | 19 Korrik 2023
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të edicionit të 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi, është takuar me deputeten e parlamentit grek, njëherësh raportuesen për anëtarësimin e Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis dhe ish-kryeministrin e Greqisë, George Papandreou, që po ashtu është themelues i sympoziumit SYMI.

Siç njofton zyra e kryeministrit, thuhet se gjatë një dreke pune, ata shkëmbyen mendime mbi intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimet e fundit në rajon, dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme