Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti në takimin e parë zyrtar pas dorëzimit të kredencialeve, Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Kryeministri e përgëzoi Ambasadorin Hargreaves për detyrën e re duke i uruar sukses dhe i ofroi bashkëpunimin e Zyrës së Kryeministrit në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, përcjell Arbresh.info.
Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar është vend mik dhe aleat i Republikës së Kosovës dhe ne jemi falënderues për kontributin e madh të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe lidhjet e forta mes dy popujve tanë.
Kryeministri po ashtu e falënderoi Ambasadorin Hargreaves për kontributin e Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë e Kosovës përmes misionit të NATO-s dhe nënvizoi rëndësinë e vizitës së Sekretarit të Punëve të Jashtme, David Cameron në Kosovë në fillim të këtij viti dhe mesazhet e qarta për sigurinë dhe paqen.
Duke folur për progresin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, Kryeministri theksoi rëndësinë e avancimit drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës, NATO dhe Bashkim Evropian dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim.
Në takim u bisedua edhe për temat aktuale dhe për përshtypjet nga vizita e fundit e Kryeministrit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë si dhe vizitën në Irlandën e Veriut.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...