Kryeministri Albin Kurti ka takuar profesorët Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi me të cilët ka diskutuar çështjen e kufijve shtetërorë.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim u diskutua për rolin e mekanizmave shtetërorë për çështjet thelbësore të integritetit territorial të Kosovës.
“Për të diskutuar mbi temën e sistemit të gjeo-informacionit dhe çështjen e kufijve shtetërorë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Prof. Florim Isufin dhe Prof. Shpejtim Bulliqin, njëherësh edhe Kryetar i Komunës së Podujevës. Kryeministri Kurti fillimisht falënderoi profesorët Isufi e Bulliqi për punën dhe qëndrimet e tyre në kuadër të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit. Në vijim u diskutua për rolin e mekanizmave shtetërorë për këtë çështje thelbësore të integritetit territorial e institucional të Republikës së Kosovës. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, metodat e avancuara shkencore dhe praktikat e suksesshme të partnerëve ndërkombëtarë janë udhërrëfyesi garantues i qasjes dhe angazhimit tonë të përbashkët, u tha në këtë takim”, thuhet në komunikatën e ZKM-së. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...