Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një mbledhje me qendrat e saj ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Siç njofton kjo parti, në fillim të mbledhjes nga kryeministri Kurti sekretari organizativ, Alim Rama, është diskutuar mbi “dinamizimin e aktiviteteve me bazë komunitetin, opozitarizmit në Kuvendet Komunale dhe në komuna në përgjithësi, anëtarësimeve të reja në qendra, e po ashtu edhe funksionalizimin e trupave organizative të brendshme zgjedhore”.
Ndërkaq, drejtuesit e qendrave kanë ngritur për diskutim edhe çështjet politike, për të cilat ka folur Kurti.
“Tek situata politike u diskutua mbi punët që po vijojnë dhe planifikimet e mëtutjeshme, për të cilat foli Kryeministri Kurti.
Mbi zhvillimet rreth anëtarësimit të Republikës tonë në Këshillin e Evropës dhe çështjet tjera ndërlidhëse, folën edhe zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti, si dhe ministri i MKRS, njëherazi sekretari për marrëdhënie me jashtë në LV, Hajrulla Çeku”, njofton VV.
Kjo parti tha gjithashtu se strukturat drejtuese të saj do të intensifikojnë punën organizative në komuna me “aktivitete të shtuara, zgjerim në struktura dhe anëtarësime të reja”.
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve