Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Drejtorin Rajonal të IOM-it për Evropën Juglindore, Evropën Lindore dhe Azinë, Manfred Profazi.
Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion, përcjell Arbresh.info.
“Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ishin në qendër të takimit të sotëm të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Drejtorin Rajonal të IOM-it për Evropën Juglindore, Evropën Lindore dhe Azinë, Manfred Profazi”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë për zhvillimin e politikave në fushën e menaxhimit të migracionit, si dhe forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të institucioneve të përfshira në këtë fushë./Arbresh.info/
Haradinaj: Në numrin 137 është fitorja e Kosovës.
Mbi 3 orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova
Kongresi amerikan do të certifikojë fitoren e Trumpit në zgj...
Muçi nis vitin me gol, Seferi dhe Bajrami shërbejnë asiste
Kiara vendos emrin e Luizit në tabelat e veturës
Sallahu: KQZ shkeli ligjin me ndarjen e numrit për Listën Se...