Google ADS

Kurti takon Borrelin në Antali, i kërkon të mos injorohet lufta hibride ruse në Ballkan

19:35 | 12 Mars 2022
S D

Në Forumin e Diplomacisë në Antalia të Turqisë, prezent është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë ditës ka zhvilluar disa takime me liderë nga Evropa.

Pak më parë, Kurti ka njoftuar se në hapësirat ku po mbahet forumi, e ka takuar edhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kurti, ka treguar shkurtimisht se çfarë ka biseduar me Borrellin dhe çfarë ka kërkuar nga ai.

“Kërkova nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, më shumë vëmendje drejt Ballkanit Perëndimor si dhe të mos injorojë proksitë ruse dhe luftën hibride në rajonin tonë”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu, Kurti ka thënë se sanksionet janë më e pakta që mund të bëhen kundër Rusisë në këtë kohë lufte.

“Kemi një luftë në Evropë. Sanksionet kundër Rusisë janë minimumi i minimumit që mund të bëjmë”, ka shkruar ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme