Google ADS

Kurti takon ambasadorin e SHBA-ve në OSBE, diskutojnë për dialogun

22:41 | 28 Gusht 2023
E.G

Takimin e fundit të ditës së hënë në Bled, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e zhvilloi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter.

 

Në këtë takim u diskutua mbi çështjet aktuale në vend dhe për procesin e dialogut, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj, shkruan Arbresh.info.

 

Kryeministri theksoi se pasi kanë kaluar më shumë se dy muaj pa incidente dhe protesta të dhunshme në katër komunat në veri, dhe ulje të prezencës së Policisë së Kosovës në dhe përreth ndërtesave të komunave përkitazi me situatën në teren, deeskalimi tashmë ka ndodhur, dhe se rieskalimi potencial duhet të parandalohet./Arbresh.info

Të ngjashme