Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitoi fabrikën “Premium Bakery”.
Aty takoi dhe bashkëbisedoi me të punësuarat e mbështetura nëpërmjet Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Kryeministri pa nga afër punën e fabrikës si dhe u njoftua nga drejtuesi, Besart Shatri me procesin e punës, prodhimin dhe rritjen e punësimit në këtë fabrikë.
Ai tha se kjo kompani karakterizohet me prodhime shumë cilësore dhe me rritje të prodhimtarisë e kohëve të fundit edhe me shtim te eksportit.
“Diskutuam se si mund ta ndihmojnë këtë fabrikë, ashtu që të rritet prodhimtaria, të rritet punësimi, ku duhet theksuar se shumë institucione shtetërore, si për shembull spitalet edhe burgjet, furnizohet me prodhimet e “Premium Bakery”, tha Kryeministri, përcjell arbresh.info.
Ai shtoi se shteti si garantues i ligjshmërisë, si mbështetës i zhvillimit, të bashkëpunojë sa më ngushtë me sektorin privat, që të rriten ndërmarrjet, të rritet ekonomia e rrjedhimisht edhe mirëqenia e qytetarëve.
Ai më tej shtoi se kjo është një ndërmarrësi shumë e suksesshme, ndaj së cilës jemi falënderues për produktet në tryezën tonë, por gjithashtu edhe për kontributin në ekonominë tonë.
Deklarata e plotë e Kryeministrit Kurti:
Bashkë me Ministrin e Fincanave, Punës dhe Tranfereve, z.Hekuran Muratin, erdhëm të vizitojmë sot fabrikën “Premium Bakery”, e cila karakterizohet me prodhime shumë cilësore dhe me rritje të prodhimtarisë e kohëve të fundit edhe me shtim te eksportit.
Janë mbi 200 punëtorë direkt në këtë fabrikë, por edhe 80 të tjerë indirekt, të cilët punojnë në dy ndërrime, ndërkaq gjatë verës në tri ndërrime, me ç ‘rast gjithsej i ka 100 produkte të ndryshme, ku janë gjashtë linja të prodhimit, në gjithsej mbi 1700 pika të shitjes anembanë Kosovës, që furnizohen. Nëse këtu përfshihen edhe lokalet, atëherë bëhen mbi 3000. Një ndërmarrësi shumë e suksesshme, ndaj së cilës jemi falënderues për produktet në tryezën tonë, por gjithashtu edhe për kontributin në ekonominë tonë.
Meqenëse sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Grave, përfitoj nga rasti të përmend edhe faktin, që tek masat e Ministrisë së Financave për ndihmën e të punësuarve për Pakon e Ringjalljes Ekonomike, edhe gratë punëtore në këtë fabrikë, gjithashtu kanë përfituar.
Ne, përveçse patëm kënaqësinë edhe t’i provojmë e t’i shijojmë produktet, në të njëjtën kohë edhe diskutuam se si mund ta ndihmojnë këtë fabrikë, ashtu që të rritet prodhimtaria, të rritet punësimi, ku duhet theksuar se shumë institucione shtetërore, si për shembull spitalet edhe burgjet, furnizohet me prodhimet e “Premium Bakery”
Dëshirojmë që shteti si garantues i ligjshmërisë, si mbështetës i zhvillimit, të bashkëpunojë sa më ngushtë me sektorin privat, që të rriten këta, të rritet ekonomia e rrjedhimisht edhe mirëqenia e qytetarëve.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...