Google ADS

Kurti takoi të Ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi, Bernard Ҫobaj

14:39 | 19 Tetor 2023
E.K

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të Ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Ҫobaj.

U bisedua për dinamizimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve nëpërmjet avancimit te bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, teknologjisë së informacionit dhe kulturës.

Në takim u theksuan projektet e përbashkëta infrastrukturore të cilat do të rrisnin mobilitetin duke lehtësuar shkëmbimin e mallrave e lëvizjen e qytetarëve, do të hapin mundësitë e zhvillimit si dhe do të afrojnë edhe më shumë Republikën e Kosovës dhe Malin e Zi./Arbresh.info

Të ngjashme