Google ADS

Kurti takoi shefin e misionit të parë të Kosovës në Poloni, diskutojnë për thellim të raporteve mes dy vendeve

19:08 | 21 Nëntor 2023
E.G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e sapoemëruar të misionit të parë të Republikës së Kosovës në Poloni, Drilon Gashi.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Polonisë, me të cilën vitin e kaluar u formalizuan për herë të parë raportet bilaterale, dhe rolin që do të këtë misioni i ri në Varshavë në realizimin e këtyre synimeve, përcjell Arbresh.info.

Me këtë rast, kryeministri Kurti, i uroi suksese Gashit në përmbushjen e detyrave, përgjegjësive dhe objektivave të përbashkëta dhe i ofroi bashkëpunim të afërt institucional.
I pranishëm, përkrah kryeministrit Kurti, ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti./Arbresh.info/

Të ngjashme