Google ADS

Kurti takoi sekretaren franceze për Çështje Evropiane, e falënderon për dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit

22:16 | 16 Tetor 2023
E.G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone, në margjina të samitit të Procesit të Berlinit.

Në takim, fokus i diskutimit ishin marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve, situata e sigurisë pas sulmeve terroriste në Kosovë më 24 shtator, atyre në Francë më 15 tetor, si dhe bashkëpunimi rajonal, përcjell Arbresh.info.

Kryeministri Kurti e falënderoi shtetin e Francës për dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.

Ai ofroi dhe ngushëllimet e tij dhe dënoi sulmin terrorist në Francë, ku mbeti i vrarë një mësues./Arbresh.info./

Të ngjashme