Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim profesorin Martin L. Camp, prodekan i Fakultetit Juridik të Universitetit “Southern Methodist” (SMU) në Dallas të Teksasit, i cili po qëndron në vendin tonë për të vendosur bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë.
Prof. Camp, i cili ligjëron në fushat e së drejtës biznesore ndërkombëtare dhe etikës së juristëve, foli për rolin e avokatit në zhvillimin ekonomik dhe drejtësinë shoqërore në një vend demokratik. U shpreh i lumtur për memorandumin e bashkëpunimit që ka nënshkruar këtë javë me Universitetin e Prishtinës dhe për mundësinë për t’u ndërlidhur me institucione të tjera në Kosovë.
Zyra e Kryeministrit thekson se Kurti vlerësoi rëndësinë e arsimit dhe juristëve të kualifikuar për zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë dhe përfaqësimin e duhur të shtetit. Në veçanti u vendos theksi mbi rëndësinë e etikës së juristit dhe kontributit të të njëjtit ndaj sundimit të ligjit.
Kurti u shoqërua në takim nga zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, i cili ka marrë gradën Juris Doctor nga SMU, dhe këshilltarja juridike e Kryeministrit, Tea Blakaj./Arbresh.info/
Vizita e Osmanit në Arabinë Saudite, u takua edhe me djalin ...
Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, vendi shkon në zgjedhje
E djathta ekstreme holandeze humb zgjedhjet
Kombëtarja U20 e Kosovës ka nisur sot grumbullimin për dy mi...
Kurti: I 3-ti në rajon dhe i 2-ti në Ballkanin Perëndimorë, ...
Çeku: 118 instrumente të reja dhe 130 pajisje përcjellëse pë...
sq