Kurti takoi Plenkoviqin në pushimin e pjesës së parë mes Shqipërisë e Kroacisë

21:11 | 19 Qershor 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, deputetin e Bundestagut Niels Annen dhe kryetarin e Hamburgut, Peter Tschentscher.

Kurti përmes një postimi në “X”, bëri të ditur se takimi u zhvillua në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes Kroaci – Shqipëri, ndeshje për të cilën tha se përfundoi me rezultat miqësor, shkruan Arbresh.info.

“Në qytetin historik të Hamburgut, në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes së sotme të futbollit, e cila përfundoi me rezultat miqësor, pata një takim edhe më miqësor me kryeministrin Andrej Plenkoviq, deputetin e Bundestagut Niels Annen dhe kryetarin e bashkisë, Peter Tschentsher. Sporti dhe marrëniet ndërkombëtare në më të mirën e tyre”, ka shkruar Kurti.

Shqipëria dhe Kroacia luajtën baras në ndeshjen e dytë të grupit B.

LEXO EDHE:

Përfundon me barazim drama mes Shqipërisë dhe Kroacisë

 

Të ngjashme