Në margjina të samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga The Economist Group, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me përfaqësues nga grupi i inovacionit “Yes-EU”.
Delegacioni i këtij grupi udhëhiqej nga drejtuesi Benedikt Gudmundsson, e ku pjesëmarrës ishte dhe ish- ministri i Punëve të Jashtme të Islandës, Össur Skarphéðinsson, shkruan Arbresh.info.
Kurse Kurti, në këtë takim ishte i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Shefi i Stafit, Luan Dalipi.
Grupi “Yes-EU” është i njohur ndërkombëtarisht në fushën e inovacionit për projekte të ndryshme të zbatuara, të fokusuar dhe specializuar në projekte të energjisë, me theks në tranzicionin drejt energjisë së ripërtëritshme si dhe transportit të gjelbër.
Ai uroi mirëseardhjen në Kosovë dhe shprehu mirënjohjen për interesimin e tyre për ta njohur vendin tonë dhe hulumtuar mundësitë për investime në vend.
Sipas njoftimit, kryeministri i prezantoi përfaqësuesit e “Yes-EU” me zhvillimin e progresin ekonomik që ka njohur vendi ynë në tri vitet e fundit e veçanërisht avancimet në fushën e energjisë dhe teknologjisë, përkatësisht investimet në këto sektorë.
Kurti shprehu përkushtimin e Qeverisë për investime të gjelbra me synim reduktimin e emetimit të karbonit dhe promovimin e mobilitetit të qëndrueshëm urban, me qëllim mbrojtjen e mjedisit.
Duke i ftuar që të investojnë në Kosovë, si një vend që ofron hapësirë të volitshme të zhvillimit, të prodhimit të energjisë së gjelbër dhe avancimit të teknologjisë, kryeministri i uroi grupit “Yes-EU” qëndrim të frytshëm e takime sa më produktive./Arbresh.info/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...