Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog dhe Ambasadorin e OSBE-së në Republikën e Kosovës, Michael Davenport.
Gjatë takimit u diskutua për vendosjen e ligjshmërisë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet harmonizimit të akteve juridike me legjislacionin primar.
“Ligjshmëria është bazament dhe parakusht i çdo veprimi e rrjedhimisht, parim i qeverisjes së mirë, me të cilin parim udhëhiqet Qeveria. U theksua se me qëllim të kthimit të ligjshmërisë dhe përmirësimit të sundimit të ligjit institucionet përgjegjëse kanë zhvilluar procese e kanë marrë vendime”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...