Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjančić, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Natasa Tomanić, dhe nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojević, e cila mori pjesë virtualisht.
Në takim, krahas kryeministrit ishte Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe këshilltarja e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Gowing.
U bisedua për situatën aktuale në katër komunat në veri të vendit dhe për zhvillimet e fundit në raportet me fqinjin tonë verior, me theks te veprimet e djeshme me rastin e ndalimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës në pikat kufitare dhe kërcënimet publike nga Presidenti i Serbisë.
“Vëmendje e veçantë gjatë takimit iu dha dhe mundësive për intensifikimin e investimeve dhe projekteve infrastrukturore në këto komuna, masave praktike që mund të lehtësojnë punësimin, sikurse masa e punësimit për 2000 banorë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, që është lansuar në shkurt të këtij viti, dhe procesit të regjistrimit të popullsisë. Për këtë të fundit, kryeministri vuri theksin te rëndësia e këtij procesi dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që pjesëmarrja në këtë proces ka edhe në ndarjen e drejtë të buxhetit për komuna dhe planifikimin strategjik të politikave dhe projekteve”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.
Temë tjetër e bisedës ishte edhe votimi për shkarkimin ose jo të kryetarëve i cili mbahet me 21 prill dhe puna e institucioneve tona rreth organizimit të këtij procesi demokratik, që është inicuar nga nënshkrimet e vetë qytetarëve të këtyre komunave.
Kryeministri Kurti falënderoi nënkryetaret për angazhimin e tyre dhe punën që po bëjnë, dhe ofroi vazhdim të bashkëpunimit në shërbim të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve që përfaqësojnë dhe komunave që qeverisin./Arbresh.info
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...