Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj.
Duke nënvizuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kroacisë, në takim u bisedua për rolin e komunitetit shqiptar në Kroaci dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në projekte konkrete në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës, përcjell Arbresh.info.
Kurti e falënderoi deputeten Përlaskaj për vizitën dhe kontributin e komunitetit shqiptar në avancimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Kroacisë./Arbresh.info/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...