Në Izmir, qytetin e tretë më të madh të Turqisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mirëprit sot edhe nga Kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı, e cila është me prejardhje shqiptare.
Kurti falënderoi kryetaren Saniye Bora Fıçı për pritjen e ngrohtë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj shtetit tonë, shkruan Arbresh.info.
“Së bashku diskutuan mbi kontributin e mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.”, thuhet në njoftim.
Saniye Bora Fıçı është Kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës./Arbresh.info/
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë