Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kryeministri u shpreh mirënjohës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Republikën e Kosovës, si dhe për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale, shkruan arbresh.info.
U bisedua mbi sukseset e Republikës së Kosovës në ekonomi, me ngritjen e paprecedent ekonomike dhe në drejtësi, me luftimin e korrupsionit dhe grupeve kriminale.
Në takim u diskutua edhe rreth zhvillimeve në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon, me theks te invazioni rus dhe agresioni ushtarak në Ukrainë.
“U diskutua për ndikimin rus dhe rrezikun e nxitjes së konflikteve të mundshme në vendet e Ballkanit Perëndimor. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, kryeministri potencoi nevojën për kthimin e vëmendjes për sigurinë në rajon dhe investimeve në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ai theksoi renditjen e Kosovës përkrah botës demokratike në sanksionimin e Rusisë, si edhe për gatishmërinë e qeverisë së Republikës së Kosovës për të pranuar 5000 refugjatë nga Ukraina.
Kryeministri Kurti ritheksoi domosdoshmërinë e integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe Bashkim Evropian, për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës.
Escobar konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, sovranitetin e integritetin e saj territorial dhe synimet e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?