Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtuesit e Shoqatës humanitare “Peja”, me seli në New York, Rejmond Zekën kryetar, Blerim Koçanin, sekretar, Nevzat Bakraqin, anëtar i kryesisë dhe Reshat Kelmendin, arkëtar.
Kryeministri Kurti i falënderoi për vizitën dhe për gjithë kontributin që kanë dhënë mërgimtarët në kohën e luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Mërgata jonë është pjesë integrale e fuqishme e planit tonë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, theksoi ai dhe shtoi se vëmendja e veçantë për mërgatën është reflektuar edhe në Programin e Qeverisë.
Drejtuesit e njoftuan kryeministrin Kurti për veprimtarinë e shoqatës, e cila është themeluar në shtator 1998, si nevojë e situatës së atëhershme politike e ekonomike në Kosovë.
Ata thanë se shoqata ka ruajtur karakterin humanitar që nga themelimi dhe iu ka përgjigjur kërkesave dhe nevojave të shtetit dhe kombit, duke ndihmuar shtresat e varfra në Kosovë e më gjerë dhe personat me probleme shëndetësore.
Viteve të fundit shoqata “Peja” ndihmon edhe sportin dhe kulturën në Kosovë dhe krahas humanizmit bashkëpunon me shoqata të tjera shqiptare që veprojnë në SHBA, për ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës shqiptare./arbresh.info/
Murati i kundërpërgjigjet Bajramit: A ka mbet dikush në LDK ...
KOSTT dhe ENTSO-E nënshkruajnë marrëveshje të re dyvjeçare
Hasani merr pjesë në takimin për luftimin e ISIS-it: Shqipër...
Kosova pritet t’i përfitojë rreth 880 milionë euro nga...
Balotelli shumë afër nënshkrimit me klubin nga liga e tretë ...
Deputetët e PD i vunë zjarrin karrigeve në Kuvend, reagon Ed...