Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Athinë drejtuesit e kompanive nga fusha e energjisë.
Në takime të ndara me: Evangelos Mytilineos, Drejtues i bordit të drejtorëve të Mytilineos Holdings, Philipp Kunze, drejtor menaxhues i BayWa, Georgios Peristeris, Drejtues i bordit të drejtorëve dhe drejtor menaxhues, GEK Terna Group, Dimitris Papalexopoulos nga TITAN Cement Group, si dhe Konstantinos Mavros, Shefin Ekzekutiv të PPC Renewables.
Kryeministri shprehu synimin e Qeverisë për të inkurajuar investimet private dhe për të krijuar një klimë të favorshme investimi, të cilat edhe janë shtytës kyçë për rritjen ekonomike.
Në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit thuhet se, Kurti theksoi elementet që e bëjnë Kosovën një destinacion tërheqës për investitorët, sikurse afërsia e saj me tregjet evropiane, fuqia punëtore e aftë, dhe një kuadër i fuqishëm rregullator.
“Veçanërisht u theksuan mundësitë e investimit në sektorin e energjisë, ku Kryeministri i njoftoi me planin 10- vjeçar të Qeverisë për diversikimin e resurseve energjetike me ndërtimin e 1,200MW kapacitete të reja gjeneruese nga teknologjia solare dhe e erës, ku e theksoi ankandin aktual të shpallur nga Ministria e Ekonomisë për ndërtimin e 100MW nga teknologjia solare, projekt ky i cili hap rrugën projekteve të mëtejshme të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë, si ankandin e erës prej 150MW në lokacione jo-specifike që pritet të shpallet vitin e ardhshëm, si pjesë e hapave të ndërmarrë nga Qeveria në arritjen e objektivave të përcaktuara në Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Kurti veçoi progresin drejt zbatimit të Programit Kompakt në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për ndërtimin e baterive akumuluese me kapacitet prej 170MW që do të jenë komplementare me zhvillimin e kapaciteteve të reja nga burimet e ripërtëritshme.
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve