Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Akademinë Estoneze për Qeverisje Elektronike (eGA) ku u takua me Drejtorin Ekzekutiv, Hannes Astok dhe ekipin e tij, si dhe e-Estonia Briefing Centre, ku u prit nga Menaxherja e përgjithshme, Ave Lauringson.
Në takimin me eGA u theksua se Republika e Kosovës e vlerëson modelin estonez të shtetndërtimit në shumë aspekte, e veçanërisht në lidhje me kapacitetet institucionale në reformën e administratës publike.
U vlerësua mundësia për të përfituar nga përvoja e suksesshme estoneze në qeverisjen digjitale.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës me Akademinë Estoneze për Qeverisje Elektronike, në zhvillimin e strategjisë së re të e-Qeverisjes, që do të shërbejë si udhërrëfyes për transformimin digjital të mëtejshëm në qeveri.
Strategjia e re e e-Qeverisjes do të mbulojë të gjitha aspektet e transformimit digjital, duke përfshirë forcimin e kapaciteteve të koordinimit dhe politikëbërjes në qeverisjen elektronike. Krahas nxitjes së inovacionit në e-Qeverisje, kjo strategji po ashtu ka për qëllim zhvillimin e kompetencave digjitale në qeveri, ofrimin e shërbimeve elektronike të besueshme, të përqendruara te përdoruesit dhe me qasje gjithëpërfshirëse për qytetarët dhe bizneset, si dhe rritjen e sigurisë kibernetike të sistemeve qeveritare.
Estonia është lider botëror në fushën e qeverisjes elektronike, andaj Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me eGA për bartjen dhe zbatimin e praktikave më të mira të digjitalizimit nga Estonia në vendin tonë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...