Google ADS

Kurti takoi Drejtorin Rajonal të NDI, Robert Benjamin

20:47 | 11 Maj 2023
K.B

Ndër rolet kryesore të Parlamentit është të miratojë ligje që janë në shërbim të qytetarëve.

Lidhur me këtë, gjatë takimit me Benjamin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti theksoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të bashkëpunojë me Parlamentin e me ndihmë të NDI të analizojë ndikimin e ligjeve të miratuara në raport me nevojat e qytetarëve, e të krahasimit të tyre ndaj qëllimit për të cilin janë hartuar.

Transparenca në hartimin, miratimin e pastaj edhe në vlerësimin e ndikimit të politikave të saj është qenësore për Qeverinë. Qëndrimi i këtillë vë në mes qytetarin e Republikës dhe nevojat e tij, kurse orienton Qeverinë të veprojë në pajtim me këto nevoja.

Gjatë takimit me z. Benjamin, e në prani të përfaqësueses së NDI në Kosovë, znj. Soderberg, përfaqësueses së NDI nga Washington DC znj. Elizabeth Sam e drejtoreshës së programit të NDI në Kosovë, znj. Pranvera Lipovica, Kryeministri Kurti diskutoi lidhur me zhvillimet e fundit në vend, me theks te sundimi i ligjit e zhvillimit të mëtutjeshëm ekonomik.

Sot gjatë ditës, Kryeministri Kurti ishte folës kryesor në Konferencën për Integritetin e Informacionit të organizuar nga NDI./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme