Google ADS

Kurti takoi drejtorin e BERZH-it, flasin për hekurudhën Prishtinë – Durrës

16:56 | 3 Nëntor 2023
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, mirëpriti Drejtorin për Rajonin e Ballkanit Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Matteo Colangeli.

Diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm, projektet që janë në zbatim e sipër me mbështetje të BERZh-it, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit me theks në fushën e mjedisit, energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës energjetike. Kryeministri Kurti veçoi rëndësinë e projektit të hekurudhës Prishtinë-Durrës jo vetëm për lidhjen ndërmjet dy vendeve, por edhe për Rrjetin e Transportit Trans-Evropian.

Ai falënderoi drejtorin Colangeli dhe BERZh-in për mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe zhvillimin e projekteve, si dhe shprehu falënderimin e tij për rritjen e përfshirjes së kësaj Banke në mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme si forca shtytëse për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik./Arbresh.info/

Të ngjashme