Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e dialogut me mërgatën, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas, ku ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë e punojnë në këtë shtet.
Kryeministri shprehu mirënjohjen për kontributin e madh nga mërgata e Amerikës për çështjen e Kosovës si dhe rolin vendimtar në zhvillimet historike për Kosovën, shkruan arbresh.info.
Duke theksuar zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të punuar bashkë për të mirën e përbashkët, ai tha se në qeverisjen tonë, mërgata llogaritet si pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.
“Vëmendja e veçantë e Qeverisë për mërgatën është reflektuar edhe në Programin Qeverisës, tha kryeministri, ndërsa përmendi nismat e qeverisë për një program nacional për transferim të dijes dhe përvojës nga mërgata në Kosovë, strategji të re për diasporën, projektligj të ri. Ai theksoi se nëpërmjet nismës së dialogut me mërgatën synohet zhvillimi i partneriteteve me mërgatën dhe thellimi i bashkëpunimit të tyre me institucionet e Kosovës në fushat e arsimit, investimeve dhe inovacionit”, thuhet në njoftim.
Kryeministri theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka interesim për të krijuar partneritet të ngushtë me mërgatën, dhe se mirëpret të gjithë bashkatdhetarët tonë, ndërmarrësit nga mërgata, bashkë me partnerët ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë.
Në këtë takim, kryeministri u shoqërua nga zëvendës ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Liza Gashi dhe Shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi./arbresh.info
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...