Google ADS

Kurti takoi Amina Nurajn, aktiviste e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak

21:38 | 25 Nëntor 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Amina Nuraj, aktiviste e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak. Bashkë me të ishte edhe Granit Hyseni, i cili u zhvendos atje për të studiuar.

Në takim, Kurti dhe Nuraj folën për pozitën e shqiptarëve në Serbi, veçanërisht në Sanxhak, dhe për sfidat dhe vështirësitë e tyre.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se Kurti u njoftua mbi aktivitetet e aktivistes Nuraj në mbrojtjen dhe promovimin e kulturës, identitetet dhe traditës shqiptare dhe avokimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

Ai e falënderoi Nuraj për kontributin dhe angazhimin e palodhshëm të saj, dhe uroi punë të mbarë me rastin e hapjes së zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazarin e Ri.

“Kjo zyre u hap të mërkurën. I pranishëm në ceremoninë hapëse përkrah Amina Nuraj ishte edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar, Nevzad Lutfiu. Në tetor të vitit të kaluar, Qeveria e Republikë së Kosovës kishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar, me qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme