Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e Ekonomisë dhe Shëndetësisë, Artane Rizvanolli dhe Arben Vitia, si dhe me Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, u takuan sot me Ambasadorin danez në Kroaci, Ole Frijs-Madsen dhe Drejtuesin e Këshillit për Tregti në Ambasadën e Danimarkës në Kroaci, Zarko Masanovic, për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Në takim, kryeministri Kurti dhe ambasadori danez shprehën kënaqësinë e tyre për nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, dhe të dy palët mirëpresin një intensitet të rritur të bashkëpunimit në çështje ekonomike.
Ambasadori Frijs-Madsen theksoi interesimin e Danimarkës për mundësi investimesh në sektorët e shëndetësisë, minierave, dhe energjisë së ripërtritshme. Ndërsa, Kryeministri Kurti shprehu besimin se Kosova ka potencial të madh për të rritur atraktivitetin e saj për investitorët danezë dhe se ky bashkëpunim i thelluar mes dy shteteve do të sjellë avantazhe të konsiderueshme për të dy vendet.
Të dy palët u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të identifikuar fusha të reja të interesit të përbashkët që mund të forcojnë më tej marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve./Arbresh.info/
Inaki Williams flet për vendimin që mori vëllau i tij për ta...
Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbr...
Tragjedi në Spanjë, mbytet anija me emigrantë
Vrasja e Nasrallah, Izraeli: Luftën nuk e kemi me popullin l...
Ballkani mposht thellë Ferizajn, Drita triumfon ndaj Dukagji...
Haradinaj kujton kur mori ‘PO’-në e SHBA-së për krijimin e u...