Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit në një takim në New York nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan.
Përgjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti i falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Diskutuan mbi fuqizimin e bashkëpunimit dhe rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Kryeministri Kurti theksoi avantazhet që ofron Kosova si destinacion i përshtatshëm dhe i volitshëm për investime dhe ambientin e të bërit biznes, duke i ftuar kompanitë që të vijnë ta njohin më gjerë vendin tonë e të investojnë në fusha me interes të përbashkët.
Ai e njohu Zëvendëskryeministrin e njëherësh Ministrin e Punëve të Jashtme, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, edhe me përpjekjet e avancimin e shtetit tonë drejt energjisë së gjelbër e të ripërtërishtme, veçanërisht ankandin e suksesshëm të zhvilluar e ato të ardhshme që priten këtë vit, si një mundësi e mirë për investitorët./Arbresh.info
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...