Shefi i sapo emëruar i zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori Tomáš Szunyog u prit në takim nga kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Ambasadori Szunyog në këtë takim njoftoi Kurti mbi synimet e tij gjatë mandatit katër vjeçar, e të cilat kanë për qendër të vëmendjes zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.
Tutje ai tha se e ardhmja e vetme për Kosovën është në BE, dhe se kjo duhet të konsiderohet si përfundim i pashmangshëm e jo si alternativë. Tutje ai paralajmëroi planin e ri të investime të BE-së në Kosovë, duke filluar nga fillimi i tetorit të këtij vitit.
Në anën tjetër, kryetari Kurti e njoftoi se për të dhe Vetëvendosjen zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës, bashkë me shtetin e së drejtës që lufton korrupsionin, përbëjnë boshtin e platformës qeverisëse, e cila është synuar gjatë Qeverisë Kurti dhe do të jetësohet gjatë Qeverisë Kurti 2.
“Ekonomia dhe zhvillimi i saj janë tejet të rëndësishme dhe duhet të trajtohen ashtu, pra si prioritet kryesor. Ajo është diga që parandalon migrimin e mëtutjeshëm të qytetarëve tanë jashtë Kosovës dhe në të njëjtën kohë është ura që mundëson rikthimin e trurit në Kosovë. Sa i përket relacionit të Kosovës me BE-në, Kurti shprehu përkushtimin për integrim evropian dhe reforma të gjithanshme. Megjithatë, për Kosovën sikurse dhe për pesë shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor nevojitet një vizion dhe lidership më i fortë i BE-së në këto kohëra dinamike e të krizave të ndryshme”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit