Kryeministri i vendit, Albin Kurti po qëndron për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, ku po merr pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste.
Kurti tha se Laburistët na kanë shoqëruar në momentet me historike të vendit, duke treguar se është mirëpritur nga Sekretari nën hije për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.
“Dita e parë dhe e dytë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar në Liverpool. Laburistët na kanë shoqëruar në dy prej momentet me historike të vendit. Partnerë të kohës e të dëshmuar ndër vite, ata i kishim përkrah në çlirim dhe pavarësi, e Mbretërinë e Bashkuar aleat të pazëvendësueshëm në zhvillim dhe afirmim. Dje, para fillimit të drekës së punës së Partive Simotra, u mirëprita nga Sekretari nën hije për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy. Në margjina, takova edhe Sekretarin nën hije të Mbrojtës, John Healey si dhe Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Partisë Evropiane të Socialistëve (PES), Giacomo Fillibeck”, shkruan Kurti në Facebook, përcjell Arbresh.info
Shefi ekzekutivit thotë se ishte i nderuar që si folës kryesor në drekën me Partitë Simotra, prezantoi qeverisjen tonë social-demokrate në Kosovë, si dhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit.
“Isha i nderuar që si folës kryesor në drekën me Partitë Simotra të mund të prezantoja qeverisjen tonë social-demokrate në Kosovë, reformat e ndërmarra, politikat sociale dhe të punësimit, ato të energjisë dhe në arsim, fushat prioritare të qeverisë sipas buxhetit të këtij viti, indikatorët ekonomikë dhe progresin demokratik të njohur edhe nga raportet kredibile ndërkombëtare. E krahas tyre, edhe sfidat dhe pengesat që na bën Serbia në vazhdimësi, deri te sulmi terrorist e paramilitar i 24 shtatorit i sponsorizuar nga shteti serb, dhe rreziku që autokratët dhe politikat e tyre hegjemoniste dhe ekspansioniste paraqesin për sigurinë dhe paqen”, shkruan Kyreministri.
Kurti bëri të ditur gjithashtu se është takuar edhe me social-demokratë të shumtë, duke shtuar se punimet e konferencës po vazhdojnë edhe sot.
“Gjatë drekës pata kënaqësinë që të takoj e të bisedoj me social-demokratë të shumtë në mesin e tyre me Andreë Giles, Ministër i Imigrimit, Shtetësisë, Shërbimeve të Migrimit dhe Çështjeve Multikulturore të Australisë, Stephen Smith, Komisioner i Lartë i Australisë në Mbretërinë e Bashkuar, Annelise Dodds, Sekretare në Hije e Shtetit për Gra dhe Barazi, Francois Comet, zëvendëssekretar nacional për Evropë i Partisë Socialiste në Francë, Thijs Reuten, eurodeputet holandez në Parlamentin Evropian, Tsvetelina Penkova, eurodeputete bullgare në Parlamentin Evropian dhe Baroneshën Hayter. Punimet e konferencës po vazhdojnë edhe sot”, shkruan Kurti./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...