Google ADS

Kurti takohet me shkrimtarin Orhan Pamuk në Stamboll

09:57 | 4 Qershor 2024
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me shkrimtarin e njohur turk, Orhan Pamuk.

Kurti me anë të një postimi në Facebook, ka dhënë detaje se për çfarë kanë diskutuar në takim.

Kryeministri tha se darka me të ishte një kënaqësi që nuk e përshkruan dot.

Postimi i plotë i Kurtit:

Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë.

Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme