Kurti takohet me shefin e EULEX-it, diskutojnë për situatën e sigurisë në vend

12:42 | 13 Mars 2023
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se me Wigemark, Kurti diskutoi për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.

Kurti u informua nga  Wigemark për zbatimin e detyrave të EULEX-ut në kuadër të mandatit aktual dhe folën për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të EULEX./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme