Google ADS

Kurti takohet me O’Brien: Konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Kosovën

16:10 | 11 Nëntor 2023
E.K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Paris me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka shkruar se O’Brien ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.

Tutje, Kurti ka thënë se O’Brien ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si objektiva kryesore strategjike.

“Kënaqësi të takoja me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së [për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike] O’Brien, i cili konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën. Diskutuam progresin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës – i njohur gjerësisht nga organet ndërkombëtare – dhe unë përsërita përkushtimin tonë për anëtarësimin në BE dhe NATO si objektivat tona kryesore strategjike”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info

Të ngjashme