Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me rrjetin socialdemokrat Miqtë e Ballkanit Perëndimor (Friends of Western Balkans), një rrjet i përbërë nga fondacione, eurodeputetë dhe deputetë të vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian, por edhe nga partnerë të partive dhe shoqatave të rajonit.
Rrjeti u mblodh sot në Prishtinë ku biseduan për çështje të ndryshme, përfshirë zhvillimet në rajon apo edhe zgjedhjet evropiane të 9 qershorit.
Zyra e Kryeministerit njofton se Kurti theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe rrjedhimisht të rajonit dhe të procesit të zgjerimit. Sot tre vite pas fillimit të Qeverisë së tij, Kryeministri paraqiti arritjet e saj sociale, ekonomike dhe demokratike, dhe gjithashtu sfidat që mbeten në rrugën e Kosovës dhe të rajonit drejt integrimit evropian.
Kryeministri shfrytëzoi rastin për të shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të socialdemokratëve gjatë këtyre tre viteve, veçanërisht në Parlamentin Evropian, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe pranë institucioneve të Bashkimit Evropian, për të fituar liberalizimin e vizave, ndërsa Kosova kërkon sot dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE./Arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku brenda 24 or...
Kishte veshur maicë me mbishkrime dhe përmbajtje nxitëse, ar...
Më 11 tetor ndërrohet komanda e KFOR-it, do të udhëheqë Enri...
Hajnat vjedhin në shtëpi të mërgimtarëve në Ferizaj
Shpërthim në Podujevë
I hyri në shtëpi i maskuar dhe sulmoi çiftin, policia në kër...