Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pritet që sot pas takimit me Borellin të zhvilloj një takim edhe me Listën Serbe.
Arbresh.info, mëson se ky takimi do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Ndonëse ky takim ishte paraparë që të filloj në ora 14:00 siç duket për shkak të takimit tjetër për përfaqësuesit e lartë të BE-së takimi është shtyer për një kohë tjetër.
Në këtë takim Kurti më përfaqësuesit e Listës Serbe pritet të diskutojnë për formimin e Qeverisë.
Ndryshe vetë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ishte kritikuesi më i madh ndaj kësaj liste vite më parë kur Vetëvendosja ishte në opozitë.
E mos arritja ende e një marrëveshje me LDK-në për koalicion duket se ka bërë që kjo parti të përafrohet edhe më partitë e tjera për të formuar Qeverinë./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?