Kryeminstri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme, ka takuar Josep Borell, shefin e diplomacisë evropiane, në kuadër të takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministrat në Bruksel.
Me anë të një postimi në platformën “X”, ai ka shpërndarë disa fotografi, teksa shihet duke biseduar me Borrellin, ku të pranishëm ishin dhe kryeministrat spanjoll dhe maqedonas, Pedro Sanchez dhe Dimitar Kovaceski, përcjell Arbresh.info.
Tutje, ai ka shprehur kënaqësi për masat sociale- demokratike, ku ato sigurojnë lirinë e vërtetë për njerëzit, duke hequr barrën e luftës për të plotësuar nevojat bazë.
“Kënaqësi që takohem sot me udhëheqësit e @PES_PSE në Bruksel. Masat social-demokratike sigurojnë lirinë e vërtetë për njerëzit, duke hequr barrën e luftës për të plotësuar nevojat themelore. Pas rritjes ekonomike të Kosovës krahas rritjes së mbështetjes së mirëqenies sociale, ne presim të punojmë së bashku”, shënon Kurti.
Kujtojmë, se Kurti dhe Borell u takuan dhe më 26 tetor të këtij viti, në kuadër të procesit të dialogut për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me anë të ndërmjetësimit të BE-së./Arbresh.info/
Pleasure meeting @PES_PSE leaders in Brussels today. Social-democratic measures ensure true freedom for the people, lifting the burden of struggling to meet basic needs. After 🇽🇰’s economic growth alongside increased social welfare support, we look forward to working together. pic.twitter.com/zOvsbJNWpr
— Albin Kurti (@albinkurti) December 14, 2023
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?