Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Miroslav Lajçak, në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi.
Kurti në Twitter ka theksuar se ata biseduan për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
“Pata një bisedë të gjatë me emisarin Miroslav Lajçak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar kryeministri në Twitter.
Had a long conversation with EUSR @MiroslavLajcak on the sidelines of the 25th SYMI Symposium in Crete on the de-escalation of tensions and normalization of relations with Serbia. We remain committed. The weather was far hotter than our discussion. pic.twitter.com/oGqvDNfU0K
— Albin Kurti (@albinkurti) July 17, 2023
Sot në kuadër të edicionit të 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bashkëbisedim me ish-kryeministrin grek, njëherësh edhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, ish-ministër i Arsimit, George Papandreou./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit