Kurti takohet me kryetarin e komunës së Klinës

18:53 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka vizituar sot kryetarin e Klinës, Zenun Elezajn dhe drejtorët e kësaj komune, të cilët vijnë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu ai ka thënë se pjesë e diskutimit ka qenë qeverisja e re që drejtorët që vijnë nga VV, po e aplikojnë në komunën e Klinës.

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës në Komunën e Klinës ku Lëvizja VETËVENDOSJE! është në bashkëqeverisje, bashkë me deputetin Rexhep Selimi, u pritëm nga kryetari i kësaj Komune, z. Zenun Elezaj, nënkryetari z. Besim Hoti, dhe drejtorët e Lëvizjes VETVËNDOSJE!, z. Ibër Elezaj, Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, z. Skënder Merturi, Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe asambleistin e Lëvizjes, Xhevxhet Berisha. Në takim me Kryetarin Elezaj dhe udhëheqjen komunale biseduam për qeverisjen e re dhe punën e drejtorëve tanë. U dakorduam që në këtë bashkëqeverisje t’i jepet rëndësi bashkëpunimit të afërt me qytetarët, ecjes përpara të projekteve zhvillimore lokale në aspektin ekonomik, social e kulturor në mënyrë që të ofrojmë shërbime sa më të mira dhe efikase për qytetarët e Komunës së Klinës. Më pastaj, në Qendrën e Lëvizjes tonë në Klinë u pritëm nga aktivistë e anëtarë, ku diskutuam për formimin e forcimin e strukturave tona gjë që përkthehet në fuqinë e organizatës dhe shumësinë e aktiviteteve. Me këtë rast, po ashtu mirëpritëm 10 anëtarë të rinj të cilëve ua ndamë edhe kartelat e anëtarësisë së VETËVENDOSJE!-s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme