Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Bernë nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me deputetin Cedric Wermuth dhe deputetin zviceran me prejardhje shqiptare, Islam Aliaj që janë pjesë e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër.
Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti theksoi rritjen ekonomike dhe progresin demokratik të shtetit tonë në tri vitet e fundit, duke veçuar edhe vëmendjen e veçantë ndaj sektorit të energjisë.
Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri e njoftoi z. Nussbaumer për projektin e ardhshëm konkurrues të energjisë së prodhuar me erë prej 150 MW, dhe suksesin e ankandit të parë solar prej 100 MW në të cilin fitues u shpall konzorciumi “Orllati” nga mërgata jonë në Zvicër, bashkë me kompani nga Gjermania dhe Kosova, thuhet në njoftim.
Në vijim, kryeministri theksoi marrëdhëniet e fuqishme mes dy shteteve tona dhe mundësinë për rritje të mëtejme të shkëmbimit tregtar dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik, gjersa eksportet dhe importet e dyanshme janë rritur në mënyrë të theksuar në katër vitet e fundit.
U diskutua dhe mbi politikat qeveritare gjithëpërfshirëse, ku kryeministri përmendi ndër të tjera bursat për vajzat dhe gratë në STEM, shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, skemat e mbështetjes për nënat lehona dhe fëmijët, rritjen e pagës minimale, rritjen e pagave në sektorin publik dhe të pensioneve, dhe punën në lidhjen e tregut të punësimit me aftësimin profesional.
Kurti theksoi dhe angazhimin e palëkundur të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare ku edhe falënderoi shtetin e Zvicrës për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme.
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji