Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti i ka takuar dy profesorët shqiptarë që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Besnik Pulën dhe Gent Carrabregun.
“Besnik Pula dhe Gent Carrabregu. I pari profesor në Universitetin Shtetëror Politeknik të Virxhinias kurse i dyti në Universitetin Duke të Karolinës Veriore”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Ekonomia politike e teoria kritike, dhe, filozofia politike e teoritë e demokracisë, janë fushat e tyre. U takuam e bashkëbiseduam në Washington DC. Sepse nuk ka ngjarë ndonjëherë që ta kalojmë oqeanin në cilëndo kahje pa u takuar”.
Kurti i quajti miq të moçëm të tij, por thotë se nuk e kritikojnë shumë pasi ata janë ndikues të mëdhenj politik te ai.
“Janë studiues të rinj por me përvojë dhe miq të moçëm të mi. Nuk më kritikojnë aq, ndoshta edhe për shkak se e dinë sa shumë kanë ndikuar tek unë”, ka thënë në fund Kryeministri Kurti,/arbresh.info/
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...