Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me Drejtorin Ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain.
Bashkëbisedimi u fokusua në kontributin që instituti i themeluar nga ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair, mund të japë në zhvillimin e demokracinë në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
Kryeministri Kurti e njohu z. Wain me aktualitetin në vend e politikat qeverisëse në drejtim të progresit e avancimit të Republikës sonë. U veçuan ofrimi i arsimit të lartë falas e mbështetja për nënat lehona, si dhe u zgjerua më tej diskutimi në çështje si përdorimi në mënyrë efiçente të teknologjisë, me qëllim fuqizimin e demokracisë e lirive në vend, por edhe bashkëpunimin e Kosovës me shtetet evropiane për të krijuar politika bazuar në vlera e parime të përbashkëta.
Duke e vlerësuar partneritetin, marrëdhëniet e rolin që Britania e Madhe ka jo vetëm si model i demokracisë, por edhe për paqen e sigurinë në rajon, kryeministri shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm e të frytshëm me institutin.
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...