Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati takuan Drejtoreshën e Përgjithshme të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, Drejtorin e BERZH-it në Kosovë, Sergey Maslichenko si dhe zëvendësdrejtorin e BERZH në Kosovë, Arianit Blakaj.
Në takim u diskutuan tetë projektet aktuale që Qeveria e Kosovës është duke i zbatuar në bashkëpunim me BERZH, siç është projekti për efiçiencë të energjisë në ndërtesat publike në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Ferizajt si dhe projekti për ndërtimin e ngrohtores diellore, përcjell Arbresh.info.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi, u diskutuan disa nga projektet prioritare për vitin 2024, përfshirë ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë, Gjilan dhe Mitrovicë, ndërtimin e rrugëve rajonale, projektin e sinjalizimit dhe telekomunikimit për Linjën 10 hekurudhore, si dhe projekte të tjera që fokusohen në sektorin e energjisë dhe atë të ujërave.
Gjatë takimit, Kurti falënderoi përfaqësuesit e BERZH për përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e këtyre investimeve, sidomos në avancimin e kapaciteteve për shfrytëzim të energjisë së ripërtritshme.
Në anën e saj, drejtoresha Ruhe falënderoi Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm duke ritheksuar vazhdimin e mbështetjes së BERZH për jetësimin e projekteve të shumta infrastrukturore, të telekomunikimit, energjisë dhe mobilitetit urban./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...