Kurti takohet me delegacionin turk, diskutojnë partneritetin për ruajtjen e arkivave historike

23:40 | 7 Nëntor 2023
E.G

Kryministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Turqisë.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar rrugët për bashkëpunim , duke përfshirë një partneritet për ruajtjen e arkivave historike, shkruan Arbresh.info.

Tutje aii ka falënderuar kryetarin Fuat Oktay për vizitën dhe për marrëdhëniet tona të forta dhe në përmirësim

“Kam kënaqësinë të pres delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Turqisë. Falënderova kryetarin Fuat Oktay për vizitën dhe për marrëdhëniet tona të forta dhe në përmirësim. Ne diskutuam rrugët për bashkëpunim, duke përfshirë një partneritet për ruajtjen e arkivave historike.”, ka shkruar Kurti në X./Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme