Në kryeqendrën e Francës, ku po qëndron në mbështetje të ekipit olimpik të Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një takim miqësor me ish-ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Bernard Kouchner, njëherësh Përfaqësuesi i parë Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Së bashku diskutuan për suksesin e intervenimit të NATO-s në pranverë të vitit 1999, edhe për periudhën e pasluftës në Kosovë e deri në shpalljen e pavarësisë së saj.
Kurti dhe ish-ministri Kouchner ndanë këndvështrimet e tyre mbi ngjarjet politike të asaj kornize kohore, arritjet e Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar, dhe tash sukseset e shtetit të Kosovës 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe 25 vjet pas çlirimit të vendit.
Kryeministri i shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e z. Kouchner fillimisht në periudhën 1999-2001 në rolin e tij të përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, dhe pastaj gjatë viteve 2007-2010 si ministër i Punëve të Jashtme të Francës gjatë së cilës kohë, vendi ynë shpalli pavarësinë dhe u njoh nga Franca.
Të dy u shprehën të kënaqur për mundësinë për t’u takuar, pasi për arsye logjistike, z. Kouchner, nuk arrit të marrë pjesë në organizimet shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit, muajin që lamë pas. Kryeministri tha se e mirëpresim në Kosovë sa më parë që është e mundur.
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...