Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe deputetja Arbërie Nagavci pritën sot në takim Ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz në zyret e Lëvizjes në Prishtinë.
“Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen politike në vend, integrimet euro-atlantike dhe për bashkëpunimin bilateral të Kosovës me Hungarinë e për mundësitë e shtimit te tij. Kryetari Kurti foli për hapat të cilat Lëvizja VETËVENDOSJE! propozon për të dalë nga kjo situatë e cila ka shkaktuar diku ngecje e diku regres në dimensionin socio-ekonomik dhe politiko-institucional”.
Bëhet e ditur se gjatë takimit të dyja palët u pajtuan për bashkëpunim të vazhdueshëm e takime të mëtutjeshme, transmeton Klan Kosova.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?