Google ADS

Kurti takohet me ambasadorin e Finlandës, flasin për ecurinë e dialogut

17:09 | 19 Shtator 2023
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi gjatë pasdites Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se u bisedua për çështjet bilaterale me theks investimet në sektorin e energjisë në përputhje me objektivat e qeverisë për diversifikim të burimeve të energjisë dhe tranzicionin e gjelbër, përcjell Arbresh.info.

Zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për dialogun në Bruksel, gjithashtu ishin pjesë e bisedës sot.

Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Republikën e Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme