Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë viiztës së tij zyrtare në Berlin ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, SPD-së.
Në margjinat e këtij Kongresi, ai është takuar edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, shkruan Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook Kurti bën të ditur se ky takim dëshmoi marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet.
“Fuqizimi i bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat ishte fokus i bisedës dhe me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi si dhe me Kryetarin e SPD-së njëkohësisht deputet i Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil.”, shkroi ai.
Në këtë takim, u bisedua edhe rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e dialogut e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian.
“Kosova është shtet i së drejtës, demokracisë e barazisë për të gjithë. Biseduam dhe rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e dialogut e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian.”, shkroi ndër të tjera shefi i qeverisë.
Nuk la pa përmendur edhe takimin me mërgatën gjatë të cilit, kreu i qeverisë thotë se u biseduan një mori temash.
“Nuk mund të mungonte dhe takimi me mërgatën, ku biseduam mbi një mori temash, i interesuar jo vetëm për t’i informuar me ecurinë e aktualitetin e vendit tonë, por edhe për të dëgjuar rreth jetës e përvojës së tyre, përshtypjeve e ideve të diasporës.”, përfundoi ai.
Në këtë vizitë, Kurti ka qenë i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe nënkryetarja e dytë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mrika Limani Myrtaj,/Arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën