Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hapjen e konferencës së organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, tha se synimi i qeverisë për barazi e drejtësi nuk ka alternativë.
“Politikat feministe po e ruajnë dhe po e përparojnë demokracinë. Ato e kanë fituar luftën politike, tashmë më nuk ka dyshime se këto dyja mund të ecin bashkë, ky është shteti që po punojmë për çdo ditë. Po e tregojmë çdo ditë në qeverisje, në secilin dikaster kemi marrë masa për lehtësimin e jetës për gratë, kemi ndërmarrë masat për punësim, inkurajime për gratë, jemi duke ecur krahas kërkesave të kohës”, ka thënë Kurti.
Ai ka përmendur shtesat për lehona dhe për fëmijë, ku ka theksuar se përfituese nga këto skema të qeverisë janë rreth 45 mijë lehona dhe se rreth 400 mijë fëmijë marrin mbështetje financiare nga qeveria./Arbresh.info
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?