Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sulmi terrorist i 24 shtatorit ishte pjesë e një plani të madh për aneksimin e veriut të vendit.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Kurti shtoi se Policia e Kosovës e ka konfirmuar se aneksimi i veriut ishte planifikuar të bëhet përmes një koordinimi në 37 pozicione të dallueshme, shkruan Arbresh.info.
Siç shtoi Kurti, kjo do të pasonte krijimin e një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa.
“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar,@Kosovo_Police kanë konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, ka shkruar Kurti.
Based on confiscated documentation, @Kosovo_Police have confirmed that the terrorist attack was part of a larger plan to annex the north of Kosova via a coordinated attack on 37 distinct positions. Establishing a corridor to Serbia would follow, to enable supply of arms & troops.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 2, 2023
Kujtojmë se dje drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha tha se në bazë të hetimeve, vërtetohet se grupi terrorist ka zhvilluar përgatitje të vazhdueshme.
Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se përgatitjet për sulmin e 24 shtatorit u bën katër ditë më parë./Arbresh.info
Lexo edhe:
Policia publikon dëshmitë lidhur me sulmin terrorist në Banjskë
Krejt çka tha Sveçla në konferencën për zhvillimet e reja lidhur me sulmin terrorist në Banjskë
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League